Përditësimi i fundit: 8 tetor 2014
Përditësimi i fundit: 8 tetor 2014
Kjo politikë aplikohet për përdoruesit në shtetet në vijim: Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Barbados, Belizë, Bosnjë-Hercegovinë, Dominikë, Egjipt, Fixhi, Polinezia Franceze, Grenada, Lesoto, Malavi, Kaledonia e Re, Palau, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Sejshelle, Trinidad-e-Tobago, Turks dhe Kaikos.
Kjo Marrëveshje për marrjen e fondeve dhe transferimin automatik në Paypal ("Marrëveshja") është një kontratë ndërmjet jush dhe Paypal. Kjo Marrëveshje zbatohet krahas Marrëveshjes së përdoruesit dhe marrëveshjeve të tjera të zbatueshme. Të gjitha termat e kapitalizuara kanë përkufizimet e dhëna në këtë Marrëveshje, ose në rast se nuk është dhënë një përkufizim në këtë Marrëveshje, do të përdoret përkufizimi i dhënë në Marrëveshjen e përdoruesit. Duhet të lexoni, të bini dakord dhe të pranoni të gjitha kushtet e përgjithshme që përmban kjo Marrëveshje. Ne mund ta ndryshojmë këtë Marrëveshje në çdo kohë duke postuar versionin e rishikuar në faqen tonë të internetit. Versioni i rishikuar hyn në fuqi në momentin e postimit. Për më tepër, nëse versioni i rishikuar përfshin një ndryshim thelbësor, ju do të njoftoheni mbi këtë ndryshim thelbësor 30 ditë përpara përmes një njoftimi të postuar në faqen "Përditësimet e politikës" në faqen tonë të internetit.
Marrja e fondeve dhe transferimi automatik në PayPal ju lejon që të merrni pagesa në llogarinë tuaj të PayPal dhe t'i transferoni automatikisht këto shuma në llogarinë e lidhur bankare në SHBA ose në kartën e kreditit Visa. Të gjitha pagesat që merrni janë subjekt i një periudhe pezullimi prej 30 ditësh. Lexoni kushtet e përgjithshme për të kuptuar kërkesat e PayPal për të marrë pagesa.
Vëllimi mujor i pagesave | Tarifa | Kategoria e tarifës | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
0,01 - 3000,00 USD (ose ekuivalenti i saj) | 4,9% + tarifë fikse | Tarifa standarde | |||||
3000,01 - 10 000,00 USD (ose ekuivalenti i saj) | 4,4% + tarifë fikse | Tarifa e tregtarit | |||||
10 000,01 - 100 000,00 USD (ose ekuivalenti i saj) | 4,2% + tarifë fikse | Tarifa e tregtarit | |||||
Më tepër se 100 000,01 USD (ose ekuivalenti i saj) | 3,9% + tarifë fikse | Tarifa e tregtarit |
Monedha | Tarifë fikse | |||
---|---|---|---|---|
Dollari australian: | 0,30 AUD | |||
Real brazilian: | 0,60 BRL | |||
Dollari kanadez: | 0,30 CAD | |||
Korona çeke: | 10,00 CZK | |||
Korona daneze: | 2,60 DKK | |||
Euro: | 0,35 EUR | |||
Dollar i Hong-Kongut: | 2,35 HKD | |||
Forinti hungarez: | 90 HUF | |||
Shekel izraelit: | 1,20 ILS | |||
Jeni japonez: | 40 JPY | |||
Ringiti malajzian: | 2,00 MYR | |||
Peso meksikane: | 4,00 MXN | |||
Dollar i Zelandës së Re: | 0,45 $ NZD | |||
Korona norvegjeze: | 2,80 NOK | |||
Peso filipinase: | 15,00 PHP | |||
Zlota polake: | 1,35 PLN | |||
Dollari i Singaporit: | 0,50 SGD | |||
Korona suedeze: | 3,25 SEK | |||
Franga zvicerane: | 0,55 CHF | |||
Dollari tajvanez: | 10 TWD | |||
Bahti tajlandez: | 11 THB | |||
Paundi britanik: | 0,20 GBP | |||
Dollari amerikan: | 0,30 USD |