Përditësimi i fundit: 2 nëntor 2022
Përditësimi i fundit: 2 nëntor 2022
Në mënyrë të pavarur mbani përgjegjësi për respektimin e të gjitha ligjeve në fuqi në të gjitha veprimet tuaja që lidhen me përdorimin e shërbimeve të PayPal-it, pavarësisht qëllimit të përdorimit. Për më tepër, duhet të respektoni kushtet e kësaj "Politike për përdorim të pranueshëm". Shkelja e kësaj "Politike për përdorim të pranueshëm" përbën shkelje të "Marrëveshjes së përdoruesit" të PayPal-it.
Është i ndaluar përdorimi i shërbimit të PayPal për aktivitete që:
PayPal kërkon miratim paraprak për pranimin e pagesave për shërbime të caktuara siç detajohet në tabelën më poshtë.
PayPal kërkon miratim paraprak për të pranuar pagesa për artikuj dhe shërbime të caktuara siç përshkruhet me hollësi në vijim. | |||
Seksioni | Kategoria | Artikulli ose shërbimi për të cilin nevojitet miratim paraprak | Të dhënat e kontaktit |
1 | Transporti | Linjat ajrore dhe operatorët e fluturimeve të çarterëve, avionëve dhe të "taksive ajrore", të programuara ose jo. | Për pyetje të përgjithshme, referojuni Qendrës së ndihmës. Nëse keni pyetje në lidhje me marrjen e një miratimi paraprak ose hapjen e një llogarie të re PayPal Business, që ofron shërbime të cilat kërkojnë miratim paraprak, kontaktoni me Ekipin e shitjeve. |
2 | Organizata bamirëse / jofitimprurëse | Mbledhja e donacioneve si një organizatë bamirëse ose jofitimprurëse. | |
3 | Artikuj me vlerë | Tregtar bizhuterish, metalesh dhe gurësh të çmuar. | |
4 | Shërbimet lehtësuese për kryerjen e pagesave | Ofrimi i shërbimeve për kryerjen e pagesave, të cilat përfshihen në përkufizimin e bizneseve të shërbimeve financiare ose të institucioneve të parasë elektronike. Shërbimet do të përfshijnë edhe shitjen e kartave të pagesave, të ndryshme nga kartat e debitit dhe kreditit, dhe depozitat e garancisë. | |
5 | Investimet | Blerja, shitja ose tregtimi i aksioneve, obligacionet, letrat me vlerë, opsionet, shifrat, mallrat, kontratat e shitblerjes/ndërmjetësimit, fondet e përbashkëta ose interesi i investimit për çdo njësi ekonomike apo pronë. | |
6 | Lojërat e fatit, bixhozi, lotaritë dhe garat | Aktivitetet që përfshijnë lojërat e fatit, bixhozin dhe/ose çdo aktivitet tjetër që kërkon tarifë hyrjeje dhe një çmim shpërblyes, duke përfshirë por pa u kufizuar te lotaritë ku fitohen shtëpi/pasuri të paluajtshme, lojërat e kazinove, bastet sportive, garat me kuaj ose me qen gjahu, lojërat sportive në internet, biletat e lotarive, sipërmarrje të tjera që lehtësojnë aktivitetet e lojërave të fatit, lojërave të inteligjencës (pavarësisht nëse klasifikohen ose jo me ligj si lojëra fati) dhe shortet, në rast se operatori dhe klientët ndodhen vetëm në juridiksione ku këto aktivitete lejohen me ligj. | |
7 | Kriptomonedhat | Mjete dixhitale me vlerë që mund të tregtohen, transferohen ose përdoren për pagesa në formë elektronike, duke përfshirë, por pa u kufizuar te kriptomonedhat, monedhat virtuale të fituara gjatë lojërave elektronike ose elementet elektronike unike. | |
8 | Artikuj që shiten me recetë | Shitja e çdo produkti që kërkon një recetë apo shërbimet e dhënies së recetave. | |
9 | Shërbimet e mjekësisë në distancë | Ofrimi i shërbimeve dhe konsultimeve mjekësore në distancë. | |
10 | Materiale për të rritur | Çdo material për të rritur që ofrohet elektronikisht, duke përfshirë videot sipas kërkesës (VOD) dhe veprimtaritë e kamerave të lidhura me internetin. PayPal mund të hasë kufizime lidhur me përpunimin i pagesave në juridiksione të caktuara për DVD-të, revistat dhe produkte ose shërbime të tjera për të rritur. | |
11 | Njohjet në internet | Shërbimet e njohjes në internet që iu mundësojnë personave të gjejnë dhe të njihen me njerëz të rinj, me qëllimin për të krijuar një marrëdhënie personale ose romantike. | |
12 | Transmetimi / Transmetim i drejtpërdrejtë | Çdo veprimtari në të cilën njerëzit transmetojnë video, përmbajtje me zë ose me shkrim në çast, ku ofrohet mundësia e ndërveprimit me përdoruesit. | |
13 | Ndarja e skedarëve | Ofrimi i shërbimeve për ndarjen e skedarëve duke përfshirë shërbimet pritëse të skedarëve dhe shërbime të ngjashme për ndarjen e skedarëve dixhitalë në distancë, në të cilët përmbajtja e ngarkuar është e aksesueshme për publikun ose shërbimi i paguan ngarkuesit për ngarkimin e materialeve. | |
14 | Alkooli | Shitja e pijeve alkoolike. | |
15 | Duhani | Produkte duhani të ndryshme nga cigaret, cigaret elektronike, purot | |
16 | Artikuj ose shërbime mjekësore | Të gjithë artikujt e klasifikuar si pajisje mjekësore, dhe të gjitha shërbimet ose trajtimi i ofruar nga një person ose organizatë e deklaruar si ofruese e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë, por pa u kufizuar në të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor për të cilat kërkohet licencimi zyrtar në juridiksionin e ofruesit ose në juridiksionin ku ofrohen shërbimet. Kjo kategori përfshin "Turizmin Mjekësor", i cili nënkupton shërbimet mjekësore që do t'i ofrohen një pacienti jashtë vendbanimit të atij personi. | |
17 | Marketingu në rrjet dhe Organizatat e shitjeve të drejtpërdrejta | Organizatat e shitjeve të drejtpërdrejta ("DSO-të") dhe Marketingu në rrjet ("MLM") janë modele të shpërndarjes dhe marketingut, sipas të cilave produktet ose shërbimet shiten përmes një rrjeti shpërndarësish ose përfaqësuesish të pavarur. Modelet DSO dhe MLM bazohen në shitjet individuale dhe shpeshherë kërkojnë që shpërndarësit e pavarur të rekrutojnë shpërndarës të rinj në mënyrë që të rriten në detyrë brenda organizatës apo të përfitojnë komisione stimuluese. | |
18 | Vendet e tregtimit | Një vend tregtimi është një hapësirë e tregtisë elektronike, në të cilën shitësit palë e tretë mund të shesin produktet ose shërbimet e tyre për klientët. |
Për të mësuar më shumë rreth Politikës së përdorimit të pranueshëm, referojuni Qendrës sonë të ndihmës.