Përditësimi i fundit: 31 korrik 2020
Përditësimi i fundit: 31 korrik 2020
Çfarë është Mbrojtja e shitësit në PayPal?
Mbrojtja e shitësit në PayPal është një mbrojtje që ofrojmë për shitësit në Indonezi, Malajzi, Filipine, Singapor, Tajlandë dhe Vietnam ndaj pretendimeve, kthimit të pagesës ose rimbursimeve për shkak të:
Mbrojtja e shitësit në PayPal është e disponueshme për pagesat e pranueshme nga blerësit që kanë llogari të PayPal, në çdo shtet. Nëse shisni apo tregtoni për blerësit në shtete të tjera, duhet të lexoni politikat e Mbrojtjes së blerësit në PayPal të shtetit ku ndodhen blerësit e synuar (politikat përkatëse të Mbrojtjes së blerësit në PayPal janë të disponueshme këtu) pasi këto politika do të zbatohen për ju si marrës i pagesës ose shitës.
Cili është niveli i mbrojtjes që mundësohet nga Mbrojtja e shitësit në PayPal?
PayPal do t'ju paguajë shumën e plotë të pagesës së pranueshme dhe do të heqë dorë nga tarifa e kthimit të pagesës (për transaksionet e financuara me kartë debiti dhe krediti), sipas rastit.
Pranueshmëria për Mbrojtjen e shitësit në PayPal
Për të qenë i pranueshëm për Mbrojtjen e shitësit në PayPal duhet të përmbushni të gjitha kërkesat në vijim si dhe çdo kërkesë të zbatueshme shtesë:
Kërkesa shtesë për mallra jomaterialë
Në mënyrë që shitja e mallrave jomaterialë dhe e shërbimeve të jetë e pranueshme për Mbrojtjen e shitësit, atëherë shitja duhet të përmbushë kërkesat bazë si dhe kërkesat e mëposhtme shtesë:
Paraqitja e vërtetimit të dërgesës ose të transportit për shitësit në Indonezi, Malajzi, Filipine, Singapor, Tajlandë dhe Vietnam
Mallrat fizikë Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim dërgese ose dorëzimi për mallrat fizikë: | |
Vërtetimi i dërgesës | Vërtetimi i dorëzimit |
Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet:
| Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet: Data e dorëzimit dhe/ose statusi "dorëzuar" i artikullit ose shërbimit.
E RËNDËSISHME: Përzgjedhja e kompanisë së transportit dhe e opsioneve të saj të transportit mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në aftësinë tuaj për të përmbushur kërkesat për vërtetimin e dorëzimit. Sigurohuni se kompania e transportit mund të ofrojë statusin "dorëzuar" në adresën e saktë, veçanërisht kur bëhet fjalë për transport ndërkombëtar të mallrave, pasi në të kundërt mund t'ju refuzohet pretendimi për Mbrojtjen e shitësit. |
Mallrat jomaterialë Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim dërgese ose dorëzimi për mallrat jomaterialë: |
Për mallrat jomaterialë ose dixhitalë, vërtetimi i dërgesës ose i dorëzimit është prova bindëse ku tregohet se artikulli është dorëzuar ose se porosia e blerjes është përmbushur. Prova bindëse mund të përfshijë një sistem të dhënash ku tregohet data e dërgimit të artikullit dhe se:
|
Vlerat kufi të monedhave për konfirmimin e nënshkrimit
Monedha* | Shuma | Monedha* | Shuma |
Dollari australian | 850 AUD | Dollar i Zelandës së Re | 950 NZD |
Real brazilian | 1750 BRL | Korona norvegjeze | 4600 NOK |
Dollari kanadez | 850 CAD | Peso filipinase | 34 000 PHP |
Korona e Republikës Çeke | 15 000 CZK | Zlota e re polake | 2300 PLN |
Korona daneze | 4100 DKK | Rubla ruse | 27 000 RUB |
Euro | 550 EUR | Dollari i Singaporit | 950 SGD |
Dollari i Hong-Kongut | 6000 HKD | Korona suedeze | 4950 SEK |
Forinti hungarez | 170 000 HUF | Franga zvicerane | 700 CHF |
Shekel izraelit | 2700 ILS | Dollari tajvanez | 23 000 TWD |
Jeni japonez | 77 000 JPY | Bahti tajlandez | 24 500 THB |
Ringiti malajzian | 2500 MYR | Paundi i MB-së | 450 GBP |
Peso meksikane | 10 000 MXN | Dollari amerikan | 750 USD |
Procesi i Mbrojtjes së shitësit në PayPal
PayPal do të vendosë një pezullim të përkohshëm mbi fondet në llogarinë tuaj për të mbuluar shumën e plotë të pretendimit, kthimit të pagesës ose rimbursimit. Do t'ju kërkojmë të paraqisni vërtetimin e dërgesës ose të dorëzimit dhe çdo informacion tjetër që na nevojitet për të përcaktuar nëse transaksioni përmbush kërkesat e pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal.
Ne do të përdorim gjykimin tonë të arsyeshëm për të përcaktuar nëse një transaksion plotëson kërkesat e pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal. Nëse po, do të heqim pezullimin e përkohshëm dhe do të rikthejmë fondet në llogarinë tuaj.
Nëse pagesa nuk mbulohet nga Mbrojtja e shitësit në PayPal, atëherë PayPal do të tërheqë fondet nga llogaria juaj dhe do t'i kthejë pagesën blerësit. Gjithashtu, do të jeni përgjegjës për pagesën e tarifës së kthimit të pagesës së PayPal, nëse ka.
Pezullimi i pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal
Pranueshmëria juaj për Mbrojtjen e shitësit në PayPal mund të pezullohet nëse kemi baza të arsyeshme për të besuar se ekziston një rrezik i lartë lidhur me llogarinë tuaj. Gjatë vlerësimit të rrezikut, do të marrim në konsideratë:
Pranueshmëria juaj për Mbrojtjen e shitësit në PayPal mund të pezullohet nëse ajo është e lidhur ose ka të bëjë me një llogari tjetër të pezulluar.
Pezullimi i vendosur do të hiqet nëse nuk kemi më baza të arsyeshme për të besuar se ekziston një rrezik i lartë lidhur me llogarinë tuaj.
Nëse kemi baza të arsyeshme për të besuar se ekziston ende rrezik, sipas gjykimit tonë, mund t'ju kërkojmë të merrni masa të caktuara me qëllim që të heqim pezullimin e pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal. Duhet të ndiqni udhëzimet e kërkuara në mënyrë të arsyeshme nga PayPal, brenda afatit kohor të specifikuar.
Ju do të njoftoheni me email në rast pezullimi ose heqjeje të pezullimit të pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal.
Shembuj të artikujve/transaksioneve që nuk janë të pranueshme për Mbrojtjen e shitësit në PayPal
Përjashtimet nga Mbrojtja e shitësit në PayPal
Nëse sipas gjykimit tonë të arsyeshëm, dhe duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat përkatëse, përcaktojmë se keni abuzuar me politikën e Mbrojtjes së shitësit në PayPal, atëherë mund t'ju përjashtojmë nga kjo politikë ose mund të marrim masa të tjera në përputhje me këtë Marrëveshje. Ju do të njoftoheni në rast përjashtimi.
Nëse, në kuadër të Mbrojtjes së shitësit në PayPal, merrni pagesa për të cilat nuk gëzoni të drejtën ose nuk jeni i pranueshëm për t'i përfituar, këto pagesa duhet të rimbursohen menjëherë nga ana juaj dhe mund të mblidhen si borxh i papaguar dhe i pagueshëm ndaj PayPal.