Përditësimi i fundit: 29 qershor 2017
Përditësimi i fundit: 29 qershor 2017
Mbrojtja e shitësit në PayPal është e disponueshme për:
Marrësit e pagesave me llogari të PayPal të regjistruara në Izrael, të cilët marrin pagesa në PayPal nga blerësit që realizojnë blerje të pranueshme.
Nëse shisni apo tregtoni për blerësit në shtete të tjera, duhet të lexoni politikat e Mbrojtjes së blerësit në PayPal të shtetit ku ndodhen blerësit e synuar (politikat përkatëse të Mbrojtjes së blerësit në PayPal mund t'i gjeni këtu) pasi këto politika do të zbatohen për ju si marrës i pagesës ose Shitës.
Mbrojtja e shitësit në PayPal nuk zbatohet për Pretendimet, Kthimet e pagesave dhe/ose Rimbursimet me arsyetimin se blerja ishte "shumë ndryshe nga përshkrimi" (SNAD) dhe as për artikujt e dërguar apo të marrë personalisht.
Cili është niveli i mbrojtjes që mundësohet nga Mbrojtja e shitësit në PayPal, në Izrael?
Nëse jeni marrësi i pranueshëm i një pagese të bërë nga një blerës, PayPal mund t'ju rimbursojë një shumë për Pretendimet, Kthimet e pagesave ose Rimbursimet e kërkuara ndaj jush, mbi bazën e arsyeve të mëposhtme:
në rastet kur i vërtetoni PayPal se artikulli është postuar ose dërguar në përputhje me kërkesat e mëposhtme.
PayPal do t'ju paguajë shumën e plotë të një pagese të pranueshme që është objekt i një Pretendimi, Kthimi të pagesës ose Rimbursimi dhe do të heqë dorë nga Tarifa e kthimit të pagesës, nëse ka.
Çfarë ndodh kur një blerës depoziton një Pretendim, kërkesë për Kthimin e pagesës ose për Rimbursim?
PayPal do të vendosë një pezullim të përkohshëm mbi fondet në Llogarinë tuaj për të mbuluar shumën e plotë të Pretendimit, Kthimit të pagesës ose Rimbursimit.
Nëse pagesa nuk mbulohet nga Mbrojtja e shitësit në PayPal, atëherë PayPal do të tërheqë fondet nga Llogaria juaj dhe do t'i kthejë pagesën blerësit. Gjithashtu, do të jeni përgjegjës për pagesën e Tarifës së kthimit të pagesës së PayPal, nëse ka.
Cilat janë kërkesat për t'u pranuar për Mbrojtjen e shitësit në PayPal, në Izrael?
Cilat janë kërkesat e transportit për shitësit në Izrael?
Lloji i transportit | Mbrojtja për "Pagesë të paautorizuar" | Mbrojtja për "Artikulli nuk është marrë" |
Kombëtar/ndërkombëtar | Për artikujt jomaterialë ose shërbimet: Vërtetimi i dorëzimit Për të gjitha transaksionet e tjera: Vërtetimi i dërgesës | Vërtetimi i dorëzimit |
Nëse pagesa është për mallra të rezervuara ose me porosi, transporti duhet të kryhet brenda afatit kohor të specifikuar në politikën e transportit ose në specifikimet e tjera në faqen e internetit të Tregtarit. Për të gjitha shërbimet e tjera kombëtare të transportit (dhe transportin ndërkombëtar), PayPal kërkon vërtetimin e dorëzimit, pavarësisht vlerës së artikullit.
Çfarë është "Vërtetimi i dërgesës" për shitësit në Izrael?
Dokumentet online ose fizike nga një kompani transporti ku përfshihen të gjitha të dhënat në vijim:
Çfarë është "Vërtetimi i dorëzimit" për shitësit në Izrael?
"Vërtetimi i dorëzimit" (për artikujt materialë) është dokumentacioni online nga një shoqëri postare ku përfshihen (ose kur shoqëria postare garanton se e ka përftuar dokumentacionin) të gjitha elementet në vijim:
"Vërtetimi i dorëzimit" (për artikujt jomaterialë ose shërbimet) janë provat bindëse (sipas përcaktimit të PayPal) ku tregohet se porosia e blerjes është përmbushur dhe përfshin të gjithë elementet në vijim:
Cilët janë shembujt e artikujve/transaksioneve/rasteve që nuk janë të pranueshme për Mbrojtjen e shitësit, për shitësit në Turqi dhe Izrael?
Pezullimi i pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal
Pranueshmëria juaj për Mbrojtjen e shitësit në PayPal mund të pezullohet nëse kemi baza të arsyeshme për të besuar se ekziston një rrezik i lartë lidhur me llogarinë tuaj. Gjatë vlerësimit të rrezikut, do të marrim në konsideratë:
Pranueshmëria juaj për Mbrojtjen e shitësit në PayPal mund të pezullohet nëse ajo është e lidhur ose ka të bëjë me një llogari tjetër të pezulluar.
Pezullimi i vendosur do të hiqet nëse nuk kemi më baza të arsyeshme për të besuar se ekziston një rrezik i lartë lidhur me llogarinë tuaj.
Nëse kemi baza të arsyeshme për të besuar se ekziston ende rrezik, sipas gjykimit tonë, mund t'ju kërkojmë të merrni masa të caktuara me qëllim që të heqim pezullimin e pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal. Duhet të ndiqni udhëzimet e kërkuara në mënyrë të arsyeshme nga PayPal, brenda afatit kohor të specifikuar.
Ju do të njoftoheni me email në rast pezullimi ose heqjeje të pezullimit të pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal.