Përditësimi i fundit: 27 prill 2017
Përditësimi i fundit: 27 prill 2017
Mbrojtja e shitësit në PayPal është mbrojtja që ofrojmë për Shitësit në Kinë dhe Zelandën e Re, ndaj pretendimeve, kthimit të pagesave ose rimbursimeve për shkak të:
Mbrojtja e shitësit në PayPal është e disponueshme për pagesat e pranueshme nga blerësit që kanë llogari të PayPal, në çdo shtet. Nëse shisni apo tregtoni për blerësit në shtete të tjera, duhet të lexoni politikat e Mbrojtjes së blerësit në PayPal të shtetit ku ndodhen blerësit e synuar (politikat përkatëse të Mbrojtjes së blerësit në PayPal gjenden këtu) pasi këto politika do të zbatohen për ju si Marrës i pagesës ose Shitës.
PayPal do t'ju paguajë shumën e plotë të një pagese të pranueshme dhe do të heqë dorë nga Tarifa e kthimit të pagesës, nëse ka.
Për të qenë i pranueshëm për Mbrojtjen e shitësit në PayPal duhet të përmbushni të gjitha kërkesat në vijim:
Kërkesat e postimit | |
Mbrojtja për "Artikulli nuk është marrë" | Për artikuj me vlerë më të ulët se 750 USD (ose ekuivalentin e saj të cilësuar më poshtë)*, Vërtetimi i dërgesës ose Vërtetimi i dorëzimit (për artikujt jomaterialë apo virtualë ose shërbimet) Për artikuj me vlerë 750 USD dhe më shumë (ose ekuivalentin e saj të cilësuar më poshtë)*, Vërtetimi i dorëzimit (për artikuj materialë) ose Vërtetimi i dorëzimit (për artikujt jomaterialë apo virtualë ose shërbimet) |
Mbrojtje për transaksione të paautorizuara | Vërtetimi i dërgesës |
Monedha* | Shuma | Monedha* | Shuma |
Dollari australian | 850 AUD | Dollar i Zelandës së Re | 950 NZD |
Real brazilian | 1750 BRL | Korona norvegjeze | 4600 NOK |
Dollari kanadez | 850 CAD | Peso filipinase | 34 000 PHP |
Korona e Republikës Çeke | 15 000 CZK | Zlota e re polake | 2300 PLN |
Korona daneze | 4100 DKK | Rubla ruse | 27 000 RUB |
Euro | 550 EUR | Dollari i Singaporit | 950 SGD |
Dollari i Hong-Kongut | 6000 HKD | Korona suedeze | 4950 SEK |
Forinti hungarez | 170 000 HUF | Franga zvicerane | 700 CHF |
Shekeli i ri izraelit | 2700 ILS | Dollari tajvanez | 23 000 TWD |
Jeni japonez | 77 000 JPY | Bahti tajlandez | 24 500 THB |
Ringiti malajzian | 2500 MYR | Lira turke | 1600 TRY |
Peso meksikane | 10 000 MXN | Paundi i MB-së | 450 GBP |
|
| Dollari amerikan | 750 USD |
"Vërtetimi i dërgesës" është dokumentacioni fizik ose online nga një kompani transporti ku përfshihen:
"Vërtetimi i dorëzimit (për artikujt materialë)" është dokumentacioni fizik apo online nga një kompani transporti ku përfshihen (ose kur kompania e transportit garanton se e ka përftuar dokumentacionin) të gjitha elementet në vijim:
"Vërtetimi i dorëzimit (për artikujt jomaterialë ose virtualë, ose për shërbimet)" është çdo provë bindëse që tregon se porosia e blerjes është përmbushur, dhe ku përfshihen të gjithë elementët në vijim:
SHËNIM: Edhe pse Mbrojtja e blerësit përfshin edhe artikujt jomaterialë, Mbrojtja e shitësit nuk zbatohet për këto lloj artikujsh.
PayPal do të vendosë një pezullim të përkohshëm mbi fondet në Llogarinë tuaj për të mbuluar shumën e plotë të Pretendimit, Kthimit të pagesës ose Rimbursimit. Do t'ju kërkojmë të paraqitni Vërtetimin e dërgesës apo Vërtetimin e dorëzimit (për artikuj materialë) apo Vërtetimin e dorëzimit (për artikujt apo shërbimet jomateriale apo virtuale) dhe çdo informacion tjetër që na nevojitet për të përcaktuar nëse transaksioni përmbush kërkesat e pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal.
Ne do të përdorim gjykimin tonë të arsyeshëm për të përcaktuar nëse një transaksion plotëson kërkesat e pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal. Nëse po, do të heqim pezullimin e përkohshëm dhe do të rikthejmë fondet në llogarinë tuaj.
Nëse pagesa nuk mbulohet nga Mbrojtja e shitësit në PayPal, atëherë PayPal do të tërheqë fondet nga Llogaria juaj dhe do t'i kthejë pagesën blerësit. Gjithashtu, do të jeni përgjegjës për pagesën e Tarifës së kthimit të pagesës së PayPal, nëse ka.
Pranueshmëria juaj për Mbrojtjen e shitësit në PayPal mund të pezullohet nëse kemi baza të arsyeshme për të besuar se ekziston një rrezik i lartë lidhur me llogarinë tuaj. Gjatë vlerësimit të rrezikut, do të marrim në konsideratë:
Pranueshmëria juaj për Mbrojtjen e shitësit në PayPal mund të pezullohet nëse ajo është e lidhur ose ka të bëjë me një llogari tjetër të pezulluar.
Pezullimi i vendosur do të hiqet nëse nuk kemi më baza të arsyeshme për të besuar se ekziston një rrezik i lartë lidhur me llogarinë tuaj.
Nëse kemi baza të arsyeshme për të besuar se ekziston ende rrezik, sipas gjykimit tonë, mund t'ju kërkojmë të merrni masa të caktuara me qëllim që të heqim pezullimin e pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal. Duhet të ndiqni udhëzimet e kërkuara në mënyrë të arsyeshme nga PayPal, brenda afatit kohor të specifikuar.
Ju do të njoftoheni me email në rast pezullimi ose heqjeje të pezullimit të pranueshmërisë për Mbrojtjen e shitësit në PayPal.
Nëse sipas gjykimit tonë të arsyeshëm, dhe duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat përkatëse, përcaktojmë se keni abuzuar me politikën e Mbrojtjes së shitësit në PayPal, atëherë mund t'ju përjashtojmë nga kjo politikë ose mund të marrim masa të tjera në përputhje me këtë Marrëveshje. Ju do të njoftoheni në rast përjashtimi.
Nëse, në kuadër të Mbrojtjes së shitësit në PayPal, merrni pagesa për të cilat nuk gëzoni të drejtën ose nuk jeni i pranueshëm për t'i përfituar, këto pagesa duhet të rimbursohen menjëherë nga ana juaj dhe mund të mblidhen si borxh i papaguar dhe i pagueshëm ndaj PayPal.