Përditësimi i fundit: 26 shtator 2022
Përditësimi i fundit: 26 shtator 2022
PayPal ka hartuar këtë Deklaratë të privatësisë për të shpjeguar se si mund të mbledhim, ruajmë, përpunojmë, ndajmë dhe transferojmë të dhënat tuaja personale kur ju vizitoni Faqet tona apo përdorni Shërbimet tona. Kjo Deklaratë privatësie zbatohet për të dhënat tuaja personale në rastet kur vizitoni Faqet ose përdorni Shërbimet tona, dhe nuk zbatohet për faqet e internetit ose shërbimet në internet që nuk janë nën pronësinë ose kontrollin tonë, duke përfshirë faqet e internetit ose shërbimet e Përdoruesve të tjerë të PayPal.
Kjo Deklaratë privatësie është hartuar për t'ju ndihmuar që të merrni informacione rreth praktikave tona të privatësisë, si dhe për t'ju ndihmuar që të kuptoni opsionet tuaja të privatësisë kur përdorni Faqet dhe Shërbimet tona. Kini parasysh se shërbimet që ne ofrojmë mund të ndryshojnë sipas rajonit.
Ne kemi përkufizuar disa terma që përdorim në Deklaratën e privatësisë. Kuptimin e termave me germa të mëdha mund ta gjeni në seksionin Përkufizimet.
Na kontaktoni nëse keni pyetje rreth praktikave tona të privatësisë që nuk janë trajtuar në këtë Deklaratë privatësie.
Ne mund të mbledhim informacione rreth jush kur ju vizitoni Faqet tona apo përdorni Shërbimet tona duke përfshirë sa më poshtë:
Përdoruesit që nuk janë mbajtës të një llogarie
Edhe nëse i përdorni Shërbimet tona pa krijuar ose hyrë në një llogari, ne do të mbledhim të dhëna personale të cilat mund të përfshijnë informacionin e pagesës, informacionin e pajisjes dhe vendndodhjen tuaj. Kur i përdorni Shërbimet tona pa krijuar ose pa hyrë në një llogari, ne do ta përdorim këtë informacion për të përpunuar transaksione, për të parandaluar mashtrimet dhe për të qenë në përputhje me ligjin. Ne mund ta lidhim këtë informacion me llogarinë tënde, nëse e ke një të tillë ose nëse krijon një llogari në një datë të mëvonshme.
Ne ruajmë të dhëna personale për të përmbushur detyrimet tona ligjore ose rregullatore, si dhe për qëllimet tona të biznesit. Ne mund t'i ruajmë të dhënat personale për periudha më të gjata nga sa kërkohet me ligj, nëse kjo është në interesin legjitim të biznesit tonë dhe nuk ndalohet me ligj. Nëse llogaria juaj mbyllet, ne mund të ndërmarrim hapa për të fshehur të dhënat personale dhe informacionet e tjera, por rezervojmë të drejtën e ruajtjes dhe aksesimit të të dhënave për aq kohë sa është e nevojshme për të qenë në përputhje me ligjet në fuqi. Ne do të vazhdojmë t'i përdorim dhe t'i publikojmë këto të dhëna personale në përputhje me Deklaratën e privatësisë.
Ne mund të Përpunojmë të dhënat tuaja për arsyet e mëposhtme:
Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale ose informacione të tjera rreth jush me të tjerë në një sërë mënyrash, siç përshkruhet në këtë seksion të Deklaratës së privatësisë.
Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale apo informacione të tjera, për arsyet në vijim:
Me anëtarë të tjerë të grupit të korporatës së PayPal: Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me anëtarë të grupit të shoqërive PayPal, për t'ju ofruar, ndër të tjera, Shërbimet që ju keni kërkuar ose autorizuar; për të menaxhuar rrezikun; për të ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve potencialisht të jashtëligjshme dhe mashtruese, si dhe të shkeljeve të tjera të politikave dhe marrëveshjeve tona; dhe për të na ndihmuar të menaxhojmë disponueshmërinë dhe lidhjen e produkteve, shërbimeve dhe komunikimeve në PayPal.
Me kompani të tjera që na ofrojnë shërbime: Ne mund të ndajmë të dhënat personale me ofrues shërbimesh palë të treta, të cilët kryejnë shërbime dhe funksione ndaj nesh dhe për llogarinë tonë. Këta ofrues shërbimesh palë të treta, për shembull, mund t'ju ofrojnë shërbime, të verifikojnë identitetin tuaj, të ndihmojnë në përpunimin e transaksioneve, t'ju dërgojnë reklama rreth produkteve dhe shërbimeve tona, ose t'ju ofrojnë mbështetje për klientin.
Me institucione të tjera financiare: Ne mund të ndajmë të dhëna personale me institucione të tjera financiare me të cilat bashkëpunojmë, për të zhvilluar ose ofruar bashkërisht një produkt, si p.sh. Synchrony Bank, i cili ka të bëjë me kartën e kreditit PayPal Extras. Këto institucione financiare mund ta përdorin këtë informacion vetëm për të reklamuar dhe ofruar produkte që lidhen me PayPal, përveçse kur ju keni dhënë pëlqimin tuaj për përdorime të tjera. Gjithashtu, ne mund të ndajmë të dhënat personale për të përpunuar transaksione, për t'ju ofruar përfitime në lidhje me kartat tuaja që i plotësojnë kushtet, si dhe për të përditësuar informacionet tuaja financiare.
Me palë të tjera të transaksioneve kur ju përdorni Shërbimet, si Përdorues të tjerë, tregtarë dhe ofruesit e tyre të shërbimeve: Ne mund të ndajmë informacione për ju dhe llogarinë tuaj, me palë të tjera të përfshira në përpunimin e transaksioneve tuaja. Këtu përfshihen Përdorues të tjerë të cilëve i dërgoni fonde ose të cilët marrin fonde nga tregtarët, dhe ofruesit e tyre të shërbimeve, kur ju përdorni Shërbimet për të paguar për mallrat ose shërbimet. Në këto informacione përfshihen:
Me të tjera palë të treta, për qëllimet tona të biznesit ose siç lejohet apo kërkohet me ligj: Ne mund të ndajmë informacione për ju me palë të tjera, për qëllimet e biznesit të PayPal ose siç lejohet apo kërkohet me ligj, ndër të tjera:
Me pëlqimin tuaj: Ne do t'i ndajmë të dhënat tuaja personale si dhe informacione të tjera edhe me miratimin ose udhëzimin tuaj, për shembull nëse ju autorizoni një lidhje të llogarisë me një llogari ose platformë të një pale të tretë.
Për më tepër, PayPal mund t'u japë të dhëna statistikore të grumbulluara palëve të treta, duke përfshirë biznese dhe anëtarë të tjerë të publikut, lidhur me faktin se si, kur dhe pse Përdoruesit vizitojnë Faqet tona dhe përdorin Shërbimet tona. Këto të dhëna nuk do t'ju identifikojnë personalisht dhe as nuk do të japin informacione rreth përdorimit të Faqeve ose Shërbimeve nga ana juaj. Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllimet e tyre të marketingut, pa marrë pëlqimin tuaj.
Një përfitim i konsiderueshëm dhe risi e Shërbimeve të PayPal është se mund ta lidhni Llogarinë tuaj me një llogari ose platformë të një pale të tretë. Për qëllime të kësaj Deklarate privatësie, “lidhje llogarie” me një palë të tretë është një lidhje e autorizuar ose e lejuar prej jush, ndërmjet Llogarisë suaj dhe një llogarie jo në PayPal, instrumenti pagese ose platforme, nën kontrollin ose posedimin tuaj të ligjshëm. Kur autorizoni një lidhje të tillë, PayPal dhe pala e tretë do të shkëmbejnë drejtpërdrejt të dhënat tuaja personale dhe informacione të tjera. Në shembujt e lidhjeve të llogarive përfshihen:
Nëse zgjidhni të krijoni një lidhje llogarie, ne mund të marrim informacione nga pala e tretë rreth jush ose përdorimit të shërbimit të palës së tretë nga ana juaj. Për shembull, nëse e lidhni Llogarinë tuaj me një llogari në media sociale, ne do të marrim të dhëna personale nga ofruesi i medias sociale, përmes lidhjes së llogarisë. Nëse e lidhni Llogarinë tuaj me llogari të tjera financiare, drejtpërdrejt apo përmes një ofruesi shërbimesh palë të tretë, ne mund të kemi akses te të dhënat mbi gjendjen e llogarisë suaj dhe te të dhënat e transaksioneve, të tilla si blerjet dhe transferimet e fondeve. Të gjitha informacionet e tilla të marra nga një palë e tretë përmes një lidhjeje llogarie do të përdoren në përputhje me këtë Deklaratë privatësie.
Informacionet që ne ndajmë me një palë të tretë bazuar në një lidhje llogarie do të përdoren dhe publikohen në përputhje me praktikat e privatësisë të kësaj pale të tretë. Përpara se të autorizoni një lidhje llogarie, ju duhet të shqyrtoni njoftimin e privatësisë të çdo pale të tretë që do të përfitojë akses në të dhënat tuaja personale në kuadër të lidhjes së llogarisë. Për shembull, të dhënat personale që PayPal ndan me një llogari ose platformë të një pale të tretë, si p.sh. me një llogari në media sociale, mund të ndahen me disa palë të tjera, duke përfshirë publikun e gjerë, në varësi të praktikave të privatësisë së llogarisë ose platformës.
Kur ju vizitoni Faqet ose përdorni Shërbimet tona, apo kur vizitoni një faqe interneti të një pale të tretë për të cilën ofrojmë Shërbime nga interneti, atëherë ne, partnerët tanë të biznesit dhe shitësit mund të përdorim kuki dhe teknologji të tjera gjurmimi (bashkërisht, “Kuki”) për t'ju njohur si Përdorues dhe për të personalizuar përvojat tuaja në internet, Shërbimet që përdorni, si dhe përmbajtje dhe reklama të tjera në internet; për të matur efikasitetin e reklamave dhe për të analizuar të dhënat; si dhe për të zbutur rrezikun, për të parandaluar mashtrimet potenciale dhe për të promovuar besimin dhe sigurinë në Faqet dhe Shërbimet tona. Disa aspekte dhe tipare të Shërbimeve dhe Faqeve tona janë të disponueshme vetëm përmes përdorimit të kukive, prandaj çaktivizimi ose refuzimi i tyre mund të kufizojë ose të bëjë të pamundur përdorimin e Faqeve dhe Shërbimeve.
Mos gjurmo (DNT) është një cilësim opsional në shfletues që ju lejon të shprehni preferencat tuaja lidhur me gjurmimin nga reklamuesit dhe të tjera palë të treta. Ne nuk u përgjigjemi sinjaleve DNT.
Rishikoni Deklaratën tonë për kukit dhe teknologjitë e gjurmimit për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si i përdorim kukit.
Ju mund të zgjidhni nga komunikimet dhe praktikat e privatësisë të përshkruara në këtë Deklaratë privatësie. Shumë nga zgjedhjet tuaja mund të shpjegohen në momentin e regjistrimit ose përdorimit të një Shërbimi, ose kur përdorni një Faqe. Gjatë përvojave të përdorimit të Shërbimeve, mund t'ju jepen udhëzime dhe ndihmë.
Në varësi të kufizimeve të përcaktuara në ligjet për mbrojtjen e të dhënave, ju keni disa të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale. Ju keni të drejtën të kërkoni hyrje në të dhënat tuaja, korrigjimin dhe transportueshmërinë e të dhënave. Na kontaktoni nëse dëshironi të ushtroni këto të drejta.
Ju mund të keni të drejtën të rishikoni vendimmarrjen e automatizuar. Gjithashtu, mund të revokoni pëlqimin. Revokimi i pëlqimit tuaj mund të ndikojë në aftësinë tonë për t'ju ofruar shërbime. Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja, na kontaktoni. Nëse dëshironi të plotësoni një kërkesë për akses në të gjitha të dhënat personale që PayPal mban në lidhje me ju, mos harroni se mund t'ju kërkohet të vërtetoni identitetin tuaj.
Nëse keni një llogari me ndonjë nga shërbimet tona, në përgjithësi do të jeni në gjendje të rishikoni dhe të modifikoni të dhënat personale në llogari duke aksesuar llogarinë dhe duke përditësuar informacionin drejtpërdrejt. Gjithashtu, mund të na kontaktoni nëse nuk keni një llogari ose nëse keni pyetje rreth informacionit mbi llogarinë ose të dhënave të tjera personale.
Ne përdorim masa të sigurisë teknike, fizike dhe administrative, të cilat janë konceptuar për të ofruar mbrojtje të arsyeshme të të dhënave tuaja personale nga humbja, keqpërdorimi, aksesi i paautorizuar, publikimi dhe tjetërsimi. Masat e sigurisë përfshijnë muret mbrojtëse, enkriptimin e të dhënave, kontrollet e aksesit fizik në qendrat tona të të dhënave, si dhe kontrollet e autorizimit të aksesit në informacione. Ndonëse ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së sistemeve dhe Shërbimeve tona, ju jeni përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e privatësisë së fjalëkalimeve dhe informacioneve të regjistrimit të Llogarisë/profilit tuaj, si dhe për të verifikuar se të dhënat personale që ne mbajmë në lidhje me ju janë të sakta dhe të përditësuara. Ne nuk jemi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale që ndajmë me një palë të tretë bazuar në një lidhje llogarie që ju vetë e keni autorizuar.
Faqet dhe Shërbimet nuk janë të synuara për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Ne nuk mbledhim në mënyrë të vetëdijshme informacione, duke përfshirë të dhëna personale, nga fëmijë ose individë të tjerë që nuk kanë zotësinë juridike për të përdorur Faqet dhe Shërbimet tona. Nëse vihemi në dijeni se kemi mbledhur të dhëna personale nga një fëmijë nën moshën 13 vjeç, atëherë ato do të fshihen menjëherë, përveç rasteve kur jemi ligjërisht të detyruar që t'i ruajmë këto të dhëna. Na kontaktoni nëse mendoni se kemi mbledhur gabimisht ose joqëllimisht të dhëna nga një fëmijë nën moshën 13 vjeç.
Ndryshime në këtë Deklaratë të privatësisë.
Kjo Deklaratë privatësie mund të rishikohet herë pas here për të pasqyruar ndryshimet në biznesin, Faqet ose Shërbimet tona, apo në ligjet në fuqi. Deklarata e rishikuar e privatësisë hyn në fuqi në datën e publikuar të hyrjes në fuqi.
Nëse versioni i rishikuar përmban një ndryshim thelbësor, ju do të njoftoheni 30 ditë përpara përmes një njoftimi për ndryshimin të postuar në seksionin "Përditësimet e politikës" në faqen tonë të internetit. Gjithashtu, ne mund t'i njoftojmë përdoruesit për ndryshimin përmes email-it apo mënyrave të tjera.
Transferimi i të dhënave tuaja personale në shtete të tjera
Operacionet tona mbështeten nga një rrjet kompjuterësh, serverë të bazuar në renë elektronike, si dhe nga infrastruktura dhe teknologji të tjera informacioni, duke përfshirë, por pa kufizim, ofruesit e shërbimeve palë të treta. Ne dhe ofruesit tanë të shërbimeve palë të treta ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë në botë. Ne do të mbrojmë informacionin tuaj siç përshkruhet në këtë Deklaratë privatësie, nëse të dhënat tuaja personale transferohen në shtete të tjera. Duke përdorur Faqet dhe Shërbimet tona, ju miratoni transferimin e të dhënave tuaja personale në shtete të tjera, duke përfshirë shtete që kanë rregulla të mbrojtjes së të dhënave që ndryshojnë nga rregullat në shtetin tuaj. Ne nuk deklarojmë se Faqet dhe Shërbimet tona janë të përshtatshme apo të disponueshme në ndonjë juridiksion të caktuar.
Ju mund të na kontaktoni nëse keni pyetje të përgjithshme rreth Deklaratës sonë të privatësisë dhe praktikave tona, ose nëse keni pyetje rreth informacionit mbi llogarinë ose të dhënave tuaja personale.
Dëshirojmë të sigurohemi se pyetjet tuaja shkojnë në vendin e duhur:
Klikoni këtu për të na kontaktuar lidhur me llogarinë tuaj ose transaksionet në PayPal, ose lidhur me një pagesë me kartë të realizuar për një tregtar.
Përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave tona mund të kontaktohet në internet ose me postë në adresën 5 Temasek Boulevard 09-01, Suntec Tower 5, Singapor 038985.
Nëse jeni rezident në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), mund të kontaktoni përgjegjësin për mbrojtjen e të dhënave në Luksemburg, i cili vepron si përfaqësues i PayPal-it, me postë në adresën PayPal (Europe) S.à.r.l. et Cie, S.C.A., 22-24 Boulevard Royal L-2449, Luxembourg ose përmes internetit. Shënoni në letrën tuaj "drejtuar përgjegjësit për mbrojtjen e të dhënave".
Llogari është një llogari anëtari në PayPal ose Xoom.
Të dhënat e pajisjes janë të dhëna që mund të mblidhen automatikisht nga çdo pajisje e përdorur për të aksesuar Faqet ose Shërbimet. Këto të dhëna mund të përfshijnë, por pa kufizim, llojin e pajisjes suaj; lidhjet e pajisjes suaj me rrjetin; emrin e pajisjes; adresën e IP-së së pajisjes; të dhënat për shfletuesin e uebit të pajisjes dhe lidhjen me internetin që po përdoret për të aksesuar Faqen ose Shërbimet; të dhënat e vendndodhjes gjeografike; informacione për aplikacionet e shkarkuara në pajisjen tuaj; dhe të dhënat biometrike (p.sh. Touch ID/Gjurma e gishtit për të verifikuar identitetin tuaj).
Të dhënat e vendndodhjes gjeografike janë të dhëna që përcaktojnë me një saktësi të arsyeshme vendndodhjen tuaj, duke përdorur, për shembull, koordinatat e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike të përftuara përmes GPS, Wi-Fi, ose trekëndëzimit të pozicionit. Disa prej Shërbimeve tona mund t'ju kërkojnë leje përpara se të ndajnë vendndodhjen tuaj aktuale. Në disa prej Faqeve dhe Shërbimeve, ky informacion është i nevojshëm për të ofruar një produkt ose shërbim të caktuar në internet. Nëse refuzoni mbledhjen e të dhënave mbi vendndodhjen gjeografike, Faqet ose Shërbimet tona mund të mos funksionojnë siç duhet kur të provoni t'i përdorni.
PayPal është PayPal Pte. Ltd. dhe degët ose filialet. Në këtë Deklaratë privatësie, ndonjëherë PayPal i referohemi si "ne", "neve" ose "jonë", në varësi të kontekstit.
Të dhënat personale janë informacionet personale që mund të lidhen me një person të identifikuar ose të identifikueshëm. Në “të dhënat personale” mund të përfshihet emri, adresa postare (duke përfshirë adresat e faturimit dhe të dorëzimit), numri i telefonit, adresa e email-it, numri i kartës së pagesës, informacione të tjera financiare mbi llogarinë, numri i llogarisë, data e lindjes dhe kredencialet e lëshuara nga qeveria (p.sh. numri i patentës, numri i ID-së, pasaporta, numri i sigurimeve shoqërore dhe ID-ja e tatimpaguesit). Të dhënat personale nuk përfshijnë informacione që nuk identifikojnë një përdorues të caktuar.
Proces është çdo metodë ose mënyrë për trajtimin e të dhënave personale ose grupeve të të dhënave personale, me mjete të automatizuara ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose tjetërsimi, marrja dhe konsultimi, publikimi përmes transmetimit, shpërndarja ose vënia në dispozicion në mënyra të tjera, harmonizimi ose bashkimi, kufizimi, fshirja dhe shkatërrimi i të dhënave personale.
Shërbimet janë produktet, shërbimet, përmbajtja, tiparet, teknologjitë ose funksionet dhe të gjitha faqet e internetit, aplikacionet dhe shërbimet e lidhura me to që ju ofrohen nga PayPal ose Xoom.
Faqet janë faqet e internetit, aplikacionet në celular, platformat zyrtare në media sociale ose instrumentet e tjera në internet përmes së cilave PayPal ofron Shërbimet dhe në të cilat është postuar ose ndodhet lidhja për te kjo Deklarate privatësie.
Të dhëna teknike mbi përdorimin janë informacionet që mbledhim nga telefoni, kompjuteri ose pajisje të tjera që ju përdorni për të aksesuar Faqet ose Shërbimet. Të dhënat teknike mbi përdorimin na tregojnë se si ju i përdorni Faqet dhe Shërbimet, si p.sh. çfarë keni parë ose kërkuar në Faqe dhe si i përdorni Shërbimet tona, duke përfshirë adresën tuaj të IP-së, statistikat lidhur me mënyrën e ngarkimit ose shikimit të faqeve, faqet e internetit që keni vizituar përpara se të vini në Faqet tona, si dhe përdorime dhe informacione të tjera të shfletimit të mbledhura përmes Kukive.
Përdorues është një individ që përdor Shërbimet ose akseson Faqet.
Informacionet e dhëna në këtë seksion mund të jenë specifike për klientët në varësi të rajonit tuaj, ose janë informacione që i jepen PayPal nga palë të treta me të cilat mund të ndërveproni kur përdorni Shërbimet. Na kontaktoni nëse keni pyetje rreth detajeve në këtë seksion.
Google ReCaptcha
Paypal përdor ReCaptcha në Faqet dhe Shërbimet e saj. Përdorimi i ReCaptcha nga ana juaj është subjekt i Politikës së privatësisë dhe Kushteve të përdorimit të Google.
ReCaptcha përdoret vetëm kundër postës së padëshiruar dhe abuzimit.